Erion Braçe ironizon kreun e PD: Lulzim, të të rrojë qeveria

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas shpalljes së qeverisë tranzitore nga kreu i Partisë Demokratike.

Gjithashtu me ironi të fortë,  Braçe ia ka bërë me dije kreut të PD-së Lulzim Bashës se ai duhet të harrojë një orë e më parë faktin se mund të marrë pushtet në tavolinë, pasi sipas tij, kjo kërkesë shkakton probleme për shëndetin. Numri dy i qeverisë tha se qeverinë tranzitore, të shpallur sot nga kreu i Partisë Demokratike nuk do ta votojë askush, ndërsa shtoi se një nismë e tillë është në thelb antikushtetuese.

“Lylzim Basha ka shpallur sot #QEVERINETRANZITORE! Ku eshte votuar kjo #Qeveri? Kerkund! Kush do e votoje kete #Qeveri?Askush! Keshtu a eshte #antikushtetuese kjo #Qeveri? Poooooo!

Te te rroje qeveria Lylzim! Nje keshille; Harroje pushtetin ne tavoline Lylzim, te ben dem per shendetin!”-shkruan ai.

 

Zjarr Tv Ad