Makina përplas motoçikletën në aksin Lezhë-Shkodër

0
14

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit ku një automjet ka përplasur një motoçikletë. Nga aksidenti raportohet se janë plagosur dy persona, burrë dhe grua, të cilët janë transportuar  në gjendje të rëndë drejt spitalit. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

Zjarr Tv Ad