Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Platforma Youtube tashmë ka një numër të madh videosh që shtohen dita-ditës, por a e keni ditur se cila është videoja e parë që u publikua në këtë platformë?
“Me at the zoo” (Unë, në kopshtin zoologjik) u publikua më 23 prill të vitit 2005 dhe konsiderohet si videoja e parë që u publikua në Youtube, përcjell albinfo.ch. Videoja 18-sekondëshe ka 67.9 milionë klikime, 1.9 milion pëlqime dhe mbi dy milionë komente.
“Videoja e parë në Youtube. Ndoshta është koha për t’u kthyer në kopshtin zoologjik? Muzika që dëgjohet në prapavijë titullohet Darude – Sandstorm”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje, përcjell albinfo.ch.
Videoja u publikua nga Jawed Karim, njëri nga themeluesit e kësaj platforme.