Më 1 maj, Penny Mordaunt u bë e para Sekretare e Mbrojtjes femër, në Britaninë e Madhe, që menaxhon një departament me një buxhet vjetor prej 47 miliardë dollarësh. Emërimi i saj nënkupton që tani, gjashtë buxhetet më të mëdha ushtarake të Evropës mbikqyren nga gratë.
Buxheti i Francës është më i madhi, me një shpenzim për mbrojtjen prej më shumë se 59 miliardë dollarësh në 2018, matur nga Instituti i Kërkimeve për Paqen Ndërkombëtare i Stokholmit, që përcakton shpenzimet ushtarake grobale.
Britania e Madhe është e dyta, e ndjekur nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Hollanda.
Shpenzimet ushtarake të Zvicrës, të dhjetat më të lartat në Europën perëndimore, janë gjithashtu të menaxhuara nga një grua: Viola Amherd, e cila e mori detyrën në fillim të këtij viti.
Në fakt, rritja e numrit të posteve të mbrojtjes të mbajtura nga gratë në nivel global tregon se shumë vende në botë u ka dhënë përgjegjësi dhe në të kaluarën: Norvegjia për shembull, ka pasur një varg ministresh mbrojtjeje femra nga viti 1999 – 2017 dhe posti u ka kaluar meshkujve vetëm vitet e fundit.
Spanja ka pasur tre ministre: e para ka qënë Carme Chacon, e cila u bë e famshme sepse e mori postin kur ishte shtatzanë në vitin 2008. Chacon vdiq nga zemra në vitin 2017 në moshën 46-vjeçare.
SHBA, që ka një buxhet mbrojtjeje prej afro 600 miliardë dollarësh dhe Kina që ka një shpenzim vjetor prej 250 miliardë dollarësh, asnjëherë nuk kanë vendosur një grua për ta drejtuar këtë departament.