Shkatërrimi i dy raketave të NASA-s më në fund është shpjeguar – pasi hetimet zbulojnë se ato ishin ndërtuar me metal, testimi i të cilit ishte falsifikuar nga furnizuesi.
Sapa Profiles Inc, një prodhues me seli në Oregon, ka kryer krimin në një periudhë prej më shumë se 10 vjetësh.
Kompania mëmë, Norsk Hydro, është urdhëruar të paguajë 46 milionë dollarë për dëmet dhe mbikëqyrësi i laboratorit Dennis Balius është dënuar me tre vjet burg.
Në total janë disa miliarda dollarë të humbura si rezultat i firmës që kalonte metalin e pasigurt dhe me cilësi të dobët si të përshtatshme për qëllime ndërtimi. Një pjesë e materialit përfundoi në dy raketa të NASA-s, në vlerë 700 milionë dollarë, të cilat u lansuan në orbitë me qëllim të analizimit të të dhënave mbi klimën.
Pas dështimit të fushave mbrojtëse për t’u ndarë nga raketat, ato ishin tepër të rënda për të arritur në orbitë dhe u shkatërruan. Sapa Profiles Inc, tash Hydro Extrusion Portland, ka pranuar se mbi 4,100 rezultate janë falsifikuar ndërmjet viteve 2002 – 2015.