Autobusi i ekipit të Barcelonës nuk priti Lionel Messin por u largua nga stadiumi i Anfield pa argjentinasin pas disfatës së madhe në Champions League nga Liverpool.
Messi përjetoi një natë të tmerrshme pasi Liverpool nxori jashtë Champions League, Barcën me rezultatin 4-0.
Barcelona dukej se kishte avantazh pasi fitoi ndeshjen e parë 3-0 në Camp Nou javën e kaluar.
Dhe humbja e së martës ishte një disfatë e madhe për yllin e futbollit. Mediat raportojnë se autobusi i ekipit të Barcelonës u drejtua drejt aeroportit, ndërsa Messi ishte ende në Anfield.
Futbollisti u mbajt në stadium për të bërë testet anti-doping dhe pjesa tjetër e ekipit nuk ishte në humor për ta pritur.
Megjithatë argjentinasi arriti ti kapte shokët e skuadrës në aeroport dhe u nis drejt Spanjës.