Zgjedhjet, Lleshaj i bën apel Policisë: Angazhim maksimal për një mjedis të sigurt

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka dhënë mesazhe të qarta sot për krerët e policisë, prefektet dhe çdo efektiv të jenë të palëkundur në detyrën e tyre për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtes së shqiptarëve për të zgjedhur.

Gjatë mbledhjes së sotme me anëtarët e Task Forcës Qendrore, Prefektë, Drejtorë të policisë, atyre të Kufirit dhe përfaqësues nga Task Forcat Vendore, lidhur me punën dhe ecurinë e luftës kundër kultivimit të kanabisit, Lleshaj është ndaluar posaçërisht edhe në zgjedhjet që po afrojnë.

“Duhet të garantohet mjedis i sigurt për zgjedhje, çdo drejtues dhe polic të jetë i angazhuar dhe motivuar që procesi të zhvillohet sic duhet. Roli i tyre është jashtë e përtej palëve, asnjë peshë politike, eshtë e ndaluar cdo përfshirje politike e cdo punonjësi të policisë. Detyra e vetme është të sigurojë mjedis të sigurt dhe detyrat specifike për zhvillimin normal të fushatës sa i takon sigurisë”- tha Lleshaj.

Lleshaj ka folur gjerë e gjatë edhe rreth masave dhe ecurisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në fjalën e tij, Leshaj u dha ultimatum të gjithë zyrtarëve të lartë të  policisë datën 15 qershor për eleminimin e kanabisit në gjithë territorin e vendit.

“Kemi patur beteja të fituara me sukses falë përkushtimit të strukturave, por kjo nuk është arsye për relaks. Kërkohet angazhim i madh, thellim i punës me qëllim që të shuhet çdo përpjekje në embrion që synon të riaktivizojë kultivimin e kësaj bime narkotike.

Agjencitë tona janë të angazhuara në një proces të madh për marrjen e informacionit që ka për qëllim të identifikojë çdo përpjekje. Dua të them që megjithë sukseset, potenciali për riaktivizim të këtij fenomeni ekziston, ndonëse në trajta embrionale. Ka përpjekje të shkëputura në disa qarqe ku elementë të caktuar kriminal, mundohet të shfrytëzojnë mjegullën që krijohet për të zhvilluar aktivitetin criminal”, tha ai.

Sipas tij janë marrë masa të forta për të zhvilluar një proces të madh informimi, për të zhvilluar hetime proaktive. “Nevoja për vigjilencë të shtuar është shumë prezentë. Po ashtu edhe informacioni që vjen nga qytetarët na fton për vëmendje të shtuar në këtë fushë. Duhet që sukseset që kemi pasur të thellohen. Kërkohet kontroll rigoroz i territorit.

Çdo bimë, çdo farë që kapet deri në datën 15 qershor është meritë e juaja, e drejtuesve të policisë, e drejtuesve të degëve territoriale etj. Çfarë kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësi e secilit prej jush dhe e njerëzve tuaj. 15 qershori ndan përgjegjësinë. Deri në 15 është meritë e juaja cfarë do të kapet. Pas kësaj date çfarë do që kapet është përgjegjësi e juaja e drejtpërdrejtë”

Zjarr Tv Ad