Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Agjentët federalë në Nju Jork dhe Prokuroria e Bronxit kanë njoftuar sekuestrimin e sasisë më të madhe të kokainës në Nju Jork gjatë viteve të fundit.
Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë pas një hetimi që ka zgjatur 1 vit. Të pandehur për trafik droge u morën 19 vetë. Në total u sekuestruan 176 kg kokainë me vlerë tregu 3 milion dollarë. Sipas autoriteteve, kokaina tregtohej në rrugë dhe nëpër klube nate rreth qytetit.
Trafikantët kërkonin dhe gjenin përdorues droge. Droga përzihej edhe me përbërës të tjerë si fentanili dhe ekstazia.