Festivali i Kanës, tapeti i kuq gati për të pritur yjet e kinemasë botërore

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmja e sotme pritet të dhurojë spektakël për të gjithë të apasionuarit e filmit. Dekori dhe tapeti i kuq janë gati për të pritur yjet e kinemasë botërore në Edicioni i 72-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Edicionii këtij viti do të jetë një event historik, pasi për herë të parë hapet me një film horror, “The Dead Do not Die”.

Gjithçka është gati për Festivalin e 72-të të Kanës. Dekori ka përfunduar ndërsa tapeti i kuq pret këtë mbrëmje yje të shumtë, përfshirë këtu edhe Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve të mëdhenj që garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovar, Ken Loach apo vëllezërit Dardenne.

Festivali i këtij viti do të jetë një event historik, pasi për herë të parë hapet me një horror.

Do të jetë filmi “The Dead Do not Die”, “Të vdekurit nuk vdesin” me regji të amerikanit, Jim Jarmusch.

Regjisori, me ironi, premton një kast aktorësh që zgjon të vdekurit, me Bill Murray, Adam Driver, Tilda Sëinton, Chloe Sevigny, Steve Buscemi, Iggy Pop dhe Selena Gomez.

Festivali këtë vit do të presë yje të shumtë, përfshirë aktorët Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Isabelle Huppert dhe muzikantë Iggy Pop, Tom Waits, Elton John dhe Bono Vox.

Gjiganti i kinemasë franceze, Alain Delon, marrëdhëniet e të cilit me organizatorët e festivalit kanë qenë të turbullta, do të marr një Palmë të Artë për vepër jetësore.

Çmimin kryesor do ta japë juria, presidenti i së cilës është regjisori meksikan, Alehandro Gonzalez Injarti.

Edicioni i 72-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit që nis këtë të martë do të vijojë deri më 25 maj, ndërsa për Palmën e Artë do të garojnë 21 filma.

 

Zjarr Tv Ad