Kosnett: Udhëheqësit e Kosovës të mos i shfrytëzojnë viktimat për përfitime politike

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, tha se të mbijetuarit e mizorive “duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri”.

Në një postim në Twitter, ai tha se “udhëheqësit e Kosovës duhet të ndihmojnë viktimat të shërohen, e jo t’i shfrytëzojnë ato për përfitime politike”.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, publikoi një fotografi, të cilën fillimisht e prezantoi si dëshmi e akteve të përdhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Mediat vendore në Kosovë publikuan më pas pamjen e njëjtë, duke thënë se është marrë nga faqet e internetit me përmbajtje pornografike.

Të premten, Brovina kërkoi falje dhe pranoi se fotografia mund të jetë e falsifikuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se e ka ftuar Brovinën të ofrojë dëshmitë që ka dhe se do të hapë hetime mbi fotografinë e publikuar.

 

Zjarr Tv Ad