Dëshmia tronditëse, burri rrëfen dhunimin nga serbët

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Burri kosovar ka rrëfyer se si ishte përdhunuar nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai për herë të parë ka treguar se si serbët e kishte dhunuar, rrahur e torturuar, duke e djegur me cigare në vende intime.

Ai tregon se qysh forcat serbe i kishin detyruar që babë e birë të dhunonin njëri-tjetrin në këmbim te jetë së tyre.

“Tona senet e këqija na kanë bo, edhe me cigare na kanë sosë nëpër vende, nëpër këto vendet e meshkujve, që na kanë sos me cigare se s’kini me bo marrëdhënie as me gra as kurgjo mo. Baba me djalë, djali ish kanë 18 vjet, provokime bojshin qashtu, baba me djalë me flejt edhe qito, qito sene me i bo edhe i kanë detyru me bo”, ka rrëfyer njëri prej burrave që ishte dhunuar gjatë luftës, për Radio Televizionin e Kosovës.

Vlerësohet se gjatë konflikteve luftarake në Kosovë janë dhunuar rreth 20.000 femra – shqiptare, serbe dhe rome.

 

Zjarr Tv Ad