Marinsat amerikane janë filmuar nga ajri por edhe nga kënde të ndryshme nga toka, duke demonstruar shkathtësitë e tyre në ndërtimin e një ure, e cila do t’ju ndihmonte t’i transportonin armët e rënda në anën tjetër të lumit Colorado
Për t’u arritur e gjithë kjo ata kishin angazhuar batalionin e 7-të të inxhinierëve, të cilët bashkuan forcat që për pak minuta ta ndërtojnë një urë mobile mbi lumin Colorado, e cila do t’ju ndihmonte t’i kalojnë në anën tjetër mjetet e blinduara.
Gjithçka duket si në filma – ekipet fillimisht shkarkojnë një lloj kontejneri në ujë që transportohet me kamion. Dhe në momentin që ka kontakt me ujë, hapet sikur balonë dhe fillon të marrë formën e copës së asfaltit.
Dhe kur shumica prej tyre vendosen mbi ujë, ekipi i inxhinierëve arrin t’i bashkojë dhe t’i lidh, me qëllim që të jetëe sigurt derisa mjetet e blinduara po kalonin mbi të.
E krejt në fund përmes dy barkave e transportojnë në destinacionin e kërkuar dhe pasi që e përfundojnë misionin ajo sërish çmontohet dhe ushtarët vazhdojnë rrugëtimin e tyre.