Aktivisti Altin Hazizaj ka reaguar menjëherë pas publikimit të letrës së katërt publike nga Edi Rama për liderin e opozitës Basha. Hazizaj shkruan me ironi se “Letra e 4 e Ramës, si letra e Sudes, kur thoshte: Fajin e ka kompetenti!” Ai akuzon Ramën se Ramën është bërë pengese per zgjidhjen e krizes me te madhe kushtetuese qe po vuan Shqiperia dhe i bën thirrje të largohet “një sahat e më parë”.
Ja reagimi i plotë i Altin Hazizajt
Letra e 4-t e Rames si letra e Sudes, kur thoshte: Fajin e ka kompetenti!
Ketu çdo gje po behet si tek thenia: Stambolli digjet, k….. krihet! Ne vend qe te largohet nje sahat e me pare se eshte bere pagese per zgjidhjen e krizes me te madhe kushtetuese qe po vuan Shqiperia, vazhdon dhe sillet si me qene Sali Berisha. Simbioze e frikshme e pushtetit qe perserit te njejtat sjellje sa per te ruajtur karrigen e vet!
Partia Socialiste mban goxha pergjegjesi qe vazhdon te lejoje kryeministrin e tyre te sillet ne kete menyre! Sa per t’ju sjell nje shembull. Sala u zgjodh President ne Prill 1997, vetem per te dhene doreheqjen disa muaj me vone! Mund te kete zgjedhje ne date 30 Qershor, por kjo nuk e shmang qorresokakun ku na keni futur te gjithe bashke!