Gruaja zbulon si mbijetoi pasi humbi 17 ditë në pyll

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një instruktore e jogas është gjetur në pyll pasi humbi për 17 ditë.

Pas ngritjes së një misioni kërkimi, gruaja u gjet në pyllin 2093 hektarë.

Amanda Eller kishte dalë për shëtitje por u zhduke në Makawao Forest Reserve në Hawaii më 8 maj.

35-vjeçarja një video të postuar në mediat sociale nga krevati i spitali Maui Memorial Medical Center tha se “zgjodhi jetën”.

“Kisha momente kur ndjeja frikë dhe dëshiroja të hiqja dorë. Duhet të zgjidhja mes jetës dhe vdekjes. Dhe unë zgjodha jetën,”-tha Eller.

Amanda Eller tha për New York Times se ishte plagosur kur u rrëzua në një shkëmb dhe më vonë humbi këpucët e saj gjatë një përmbytje.

Arsyeja e mbijetesës së saj ishte aksesi tek uji.

Eller gjeti një ujëvarë në pyll dhe përdori ujin për të pirë, si dhe për të pastruar plagët e saj.

Përgjatë shtratit të ujit kishte gjithashtu fruta të freskëta.

Ajo u vu re në pyll nga një helikopter gjatë kërkimeve të premten.

 

Zjarr Tv Ad