Pija 600-vjeçare që nga koha Osmane vazhdon të serviret për Ramazan

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një studiues i botanikës në Turqinë qendrore, u ofron banorëve lokal një pije të veçantë të prodhuar nga 40 lloje erëza dhe produkte të ndryshme bimore, nga një recetë origjinale e cila daton nga 600 vjet më parë, shkruan Anadolu Agency.

Bëhet fjalë për pijen që quhet “sherbet”, që është një pije tradicionale osmane, shumë e popullarizuar në kohërat e vjetra.

Rreth dhjetë vjet më parë, herbalisti Adnan Yildirim, i cili jeton në qarkun Merzifon në provincën Amasya, vendosi që sërish të vërë në jetë këtë pije të lashtë sipas recetës origjinale.

“Familja ime tashmë për pesë gjenerata merret me herbalizëm, nga të cilat prodhon ilaçe. Recetën në fjalë e gjeta në vitin 2008, kur po bëja leximin e një dorëshkrimi në Amasya. Pastaj nga kopjet dixhitale nxora recetën e cila përmban 40 lloje të produkteve herbale”, tha ai.

Receta origjinale ka qenë e shkruar nga mjeku Sabuncuoglu Serafeddin, i cili ka jetuar në Amasya në shekujt 14 dhe 15, gjatë periudhës së sulltanëve të Shtetit Osman, Mehmed II Pushtuesi dhe Bayezid II.

Përbërësit themelor të kësaj pijeje freskuese janë një përzierje e erëzave me ekstrakte të luleve dhe të frutave, të ziera me ujë dhe sheqer.

Të njohur për efektet shëruese që ka kundër shumë sëmundjeve, lloje të ndryshme sherbeti ishin pjesë përbërëse në ushqimet osmane, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës ku sherbetet u shërbehenin mysafirëve si pije freskuese.

Sot, këto pije tradicionale zën vend të rëndësishëm sidomos në kohën e prishjes së agjërimit gjatë Ramazanit..

“Veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit, shërben si pije kryesore, dhe jo një alternativë, sepse rregullon sistemin e tretjes, por njëkohësisht bën që agjërimi i gjatë 18 orësh të jetë më i lehtë sepse ndalon ndjenjën e urisë dhe të etjes”, thotë herbalisti.

Në dyqan bimor familjar, Yildirim shet bimë medicinale si dhe erëza, vajra esencial, ekstrakte lulesh dhe produkte të ngjashme, megjithatë, sherbeti special osman, është receta e cila i solli famë.

 

Zjarr Tv Ad