Soreca i dorëzon presidentit progres raportin e KE

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, z. Luigi Soreca, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.

“Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare” thuhet në njoftimin e zyres se shtypit te Presidences.  

Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.

 

Zjarr Tv Ad