Luigi Di Maio, lideri i Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem) njoftoi sot se do të vinte në dispozicion mandatin e tij si lider për votim në asamblenë e partisë, pas disfatës së L5Y në zgjedhjet europiane.
L5Y shënoi humbje në zgjedhjet europiane të së dielës, duke fituar më pak se 18% ndërsa kjo forcë i tejkaloi të 32% në zgjedhjet legjislative të marsit 2018.
Lega, partia e ekstremit të djathtë të Matteo Salvini me të cilën ai është në koalicionin qeverisës ia doli të triumfojë me 34% të votave në zgjedhjet europiane, ose dy herë më shumë se legjislativet e fundit.
‘’Para çdo vendimi, unë dua të dëgjoj zërin e qytetarëve që më votuan si lider politik disa vite më parë’’, shkruan Di Maio në web-in e L5Y.
”Do të jetë L5Y në tërësinë e saj që do të vendosë. Nëse partia më rinovon besimin, ne do të nisim nga puna, dhe unë personalisht me më shumë angazhime dhe devocion. Pyetja që do të parashtrohet do të jetë: A e konfirmoni Luigi Di Maio si lider politik të L5Y-së’’, përfundon ai.