Gjuzi e ndërpret, Rama: Lartmadhëni, trego edukatën monarkike

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme parlamentare, kryeqeveritari Rama theksoi se data e zgjedhjeve është e pandryshueshme.

Por ndërsa Rama vijonte fjalën e tij, nga vendi ka ndërhyrë deputeti Kujtim Gjuzi. Si kundërpërgjigjie Rama e quajti deputetin “lartmdhëni”.

“Lartmadhënia e tij, Kujtim Gjuzi i Parë…Mos më ndërprit dhe reflekto edukatën monarkike që është shprehja më e lartë e kulturës së njeriut për të respektuar njeriun. Megjithatë progresi i madh është bërë,  nga Flamuri pa shkop, te Gjuzi i Parë jeni në progres”, tha Rama.

Rama e ka përqëndruar diskutimin e tij në foltore tek raporti i Komisionit Europian. Kreu i qeverisë e konideron raportin një pasqyrë ku shihen qartë ato që ai i quan shtrembërime të opozitës.

“Konkluzioni është i njëjtë me një vit më parë, por raporti nuk është i njëjti. Në faqet e tij konstatohet se nga viti i shkuar deri më sot, Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE. Nga ana tjetër është një pasqyrë ku pa vështërisësi mund të shihen të gjitha shtrembërimit e opozitës rrugore, për të krijuar në sytë e opinionit dhe miqve apo aprtnerëve që kanë vullnet të dëgjojnë kolegët e ikur në drejtim të paditur, pamjen e një Shqipërie tjetër.

Ne nuk pretendojmë se Shqipëria i ka tejkaluar të gjitha problemet e ka arritur objektivin fundor. Objektivi lidhet me qëllimin e madh të anëtarësimit në BE dhe me ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad