Berisha, për shembjet e shtëpive natën, tek Selvia: Akt kriminal, urdhër i Edvin Krimit dhe Lal Plehut!

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e lagjes së vjetër të Tiranës, tek Selvia, janë përfshirë nga paniku pas shembjeve që iu bë disa banesave mbrëmjen e së mërkurrës nga bashkia e Tiranës. Në kushtet kur dokumentat e pronësisë nuk përfillet dhe nuk ka as gjykata ku të falen, ata i kanë drejtuar një mesazh për ndihmë, ish-kryeministrit Sali Berish.

Berisha e ka publikuar mesazhin duke e konsideruar si një “akt banditesk kriminal” nga qeveria atë që është ndërmarrë mbi qytetarët.

“Akt banditesk kriminal i i Edvin Krimit dhe Lal Plehut ndaj qytetarëve të pambrojtur! Horrat e narkoshtetit, me urdhër të Edvin Krimit dhe Lal Plehut, prishin biznese dhe banesa të qytetarëve të Tiranës pa asnjë paralajmërim, në kundërshtim flagrant me çdo ligj. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha.

Zoti Berisha, jam një banor i lagjes “Selvia”, Tiranë. Djemtë, që po iu prishen banesat, janë të tmerruar; janë me leje, hipotekë dhe gjithçka dhe u prishin shtëpinë në mes të natës.

Nuk ka më siguri as për pronën dhe as për jetën. Ju lutem ndihmojini, sepse gjithë lagja s’po e kupton. Policia s’ka asnje letër gjykate. Vijnë dhe i prishin shtëpinë. Ju lutem flisni dhe ju një fjalë, sepse s’po kemi siguri për shtëpinë.

Foto nga shembjet e shtëpive dhe bizneseve mbrëmjen e djeshme tek rruga e Dibrës pranë selvisë, në Tiranë.

 

Zjarr Tv Ad