Gjermanët nuk i besojnë Mogherinit dhe Hahn: Do shohim raportet tona

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ligjvënësit gjermanë nuk i besojnë drejtuesve të BE-së Johanes Hahn dhe Frederica Mogherinit në lidhje me progres raportin e Shqipërisë në hapjen e negociatave.

Kjo vihet re në deklaratën e bërë nga nënkryetari i CDU-së Dr. Johann David Wadephul, i cili thotë se grupi parlamentar i CDU/CSU-së do të analizojë me kujdes raportin e KE-së për Shqipërinë dhe do ta krahasojë edhe me analiza të tjera që ka në dispozicion.

‘Grupi parlamentar i CDU / CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera në dispozicion të tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet e fillimit të bisedimeve të pranimit me të dy vendet janë realizuar’, thuhet në deklaratën CDU/CSU-së.

Zjarr Tv Ad