CDU/CSU: Në Shqipëri nuk ka gjyqësor, nuk ka Gjykatë Kushtetuese e të Lartë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një deklaratë zyrtare në lidhje me progres raportin e Shqipërisë dhe rekomandimin e hapjes së negociatave, nënkryetari i CDU-së Dr. Johann David Wadephul është shprehur se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht nga ato që i janë lënë në 26 qershor të vitit 2018.

Në deklaratën publike një theks i veçantë është vendosur tek drejtësia.

CDU/CSU thekson se në Shqipëria ‘nuk ka një sistem gjyqësor funksional. Nuk funksionojnë as Gjykata Kushtetuese dhe as Gjykata e Lartë’.

‘Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim, siç u kërkua nga ministrat e Jashtëm të BE më 28 qershor të vitit 2018. Nuk ka një sistem gjyqësor funksional.

Nuk funksionojnë as Gjykata Kushtetuese dhe as Gjykata e Lartë.

Nuk janë krijuar as njësia antikorrupsion SPAK dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivele të ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak raste të procedimeve për korrupsion në nivele të larta dhe as dënime.

Në mënyrë të ngjashme janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar. Përveç kësaj, nuk është nisur asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve dhe kriminelëve për blerje të votave. Në fund të fundit, ligji i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm nuk është miratuar akoma’, thuhet në deklaratën zyrtare.

 

Zjarr Tv Ad