Basha: Më 2 qershor të gjithë së bashku të shporrim Edi Ramën nga pushteti i bandës kriminale

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, ndodhet në këto momente në një takim me qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

Në fjalën e tij Basha falenderoi të pranishmit dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive në protestat e Opozitës që nga 16 shkurti deri më sot, dhe u ka bërë thirrje të jenë po kaq masivë edhe në protestën e datës 2 qershor në orën 19.00 që do të mbahet në Tiranë përballë zyrave të kryeministrit Rama.

‘Mirësejugjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj.

Partisë Demokratike të qytetit së pari doja tju falenderoja nga zemra nga këtu për përballjen, venndosmërinë dhe fitore që po buzeqesh nga ditë në ditë

Të gjithë e pamë se si radhët e protestës popullore shtohen nga ditë në ditë.

Gjatë këtyrë ditëve kam qenë për fat të mirë në shumë qytete por më pak në Tiranë.

Ju po e shikoni si është atrmosfera anembanë gjithë vendit e jashtëzakonshme.

Atmosferë shprese, kurajoje për të luftuar në një betejë që e ka të sigurtë fitoren e popullit të bashkuar

Por një betejë që vazhdon dhëmb për dhëmb/

Nga njëra anë qindra milion euro paratë e taksapaguesve shqiptarë që dikush do thoshte sot që ata po i luajnë kumar.

Jo, jo, kjo bandë kriminale ditën e e fundit në furrnaltës suaj që ka ndezur popullin është vërsulur si kurrë ndonjëhërë në histori, në atë që është buka e gojës së fëmijëve shqiptarë

296 milion euro është njëra prej këtyre stekave vetëm për 17 km rrugë, për Milot- Balldren ,

Rrugën e florintë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanë, po për një grusht banditësh rreth tij.

 

 

Zjarr Tv Ad