Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ditë para protestës së 2 Qershorit, ish deputeti i PD, Flamur Noka fton qytetarët të ngrihen për atë që ai e quan, ëndrra e kahershme e shqiptarëve, “Shqipëria si Europa”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish deputeti demokrat shprehet se, 2 Qershori është dita për të refuzuar të keqen që mban emrin Edi Rama.
“Nesër, 2 Qershor, është dita të refuzojmë të keqen që mban emrin Edi Rama. Nesër është dita të ngjallim shpresën se ky vend ka të ardhme.Nesër është dita të ngrihemi për ëndrrën tonë të kahershme “Shqipëria si Europa”..Asnjë hap pas…”, shkruan Noka në reagimin e tij.