NASA kap fotografinë mahnitëse të qiellit në rreze X

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtresat e dritës në imazhin e fundit të NASA-s duken ekzaktësisht si pamjet e një rruge e cila tregon trafik të rënduar por në këtë rast flitet për trafik ajror. Duket e tillë por është thjesht një mënyrë tjetër për të parë gjithë qiellin, shkruan, CNN.

Harqet e shumta janë në të vërtetë gjurmimi i rrezeve X, të regjistruara nga përbërësi i brendshëm i yllit Neutron i cili quhet NICER.

NICER vepron si një detektor i burimeve kozmike nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, i cili orbiton Tokën çdo 93 minuta.

NICER mban këto burime, madje edhe gjatë natës.

Kjo hartë e qiellit tonë përfaqëson 22 muajt e parë të punës së NICER, duke marrë të dhëna nga vëzhgimet e saj gjatë natës.

Harqet ndjekin rrezet X dhe goditjet e grimcave energjike. Rrugët që NICER ka përshkuar më tepër janë mjaft të dukshme edhe në formën e harqeve më të theksuara dhe më të ndritshme.

 

Zjarr Tv Ad