Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shtabi i Emergjencave Civile ka bërë përllogaritjet paraprake për dëmet e shkaktuara në Korçë dhe zonat përreth. Sipas tij, vlera e dëmit të shkaktuar si pasojë e tërmeteve shkon në 93 milionë lekë të reja.
Në Kolonjë e Korçë janë dëmtuar një numër i madh shtëpish, por edhe në fshatrat përreth, ndërsa banorët e prekur kanë bërë apel për ndihmë pasi ndodhen në situatë të vështirë.
Komisioni i ekspertëve do të zbarkojë sot në terren për të identifikuar të gjitha rastet problematike, me qëllim vlerësimin e saktë të gjendjes dhe nevojës për ndërhyrje nga autoritetet shtetërore.
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti do të përfundojnë brenda kësaj verës.