Djegia e makinave të kryetares në Ulëz, PD: Sulm banditesk, prej protestës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike reagon lidhur me djegien e dy makinave të kryetares së PD në Ulëz.

Në qëndrim thuhet se mesnatën e mbrëmshme, bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit kanë djegur dy makinat e kryetares së strukturës së PD në Ulëz, Gjelina Kalthi.

Pretendohet se asnjë problem teknik dhe asnjë konflikt nuk ka patur familja e zonjës Kalthi me askënd në Ulëz.

“I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza. Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal”, thuhet në deklaratë.

PD dënon ashpërsisht “këtë akt qartësisht politik dhe banditesk” dhe nënvizon se është një akt që as do ta harrojnë dhe as do ta falin.

Në vijim shtohet se një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës.

“Bandat e Edi Ramës, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur. Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00. Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve”, thuhet në mbyllje.

Zjarr Tv Ad