E rëndë/ Aksidentohet autobusi me turistë, humbin jetën 17 persona

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i ka marrë jetën të paktën 17 turistëve me kombësi të ndryshme, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përplas me një shtyllë të sinjalistikës rrugore në Dubai.

Sipas BBC, aksidenti ndodhi në rrugën Sheikh Mohammed bin Zayed dhe brenda tij ndodheshin 31 pasagjerë. Zyrtarët indianë thanë se në mesin e viktimave ishin 8 shtetas indianë.

Në timonin e autobusit ishte një 50-vjeçar, i cili mësohet se mori dëmtime të lehta. Për ngjarjen kanë nisur hetimet dhe pritet që dëshmia e tij të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Ndërkohë një postim në Tëitter, policia e Dubait shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Ndonjëherë një gabim fare i vogël, apo një neglizhencë gjatë dhënies së makinës mund të çojë në pasoja të rënda”, tha shefi i policisë atje. Zyrtarisht shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ashtu sikurse edhe kombësia e personave të tjerë që humbën jetën

Zjarr Tv Ad