Rama në fushatë, mendjen tek Bild: Kjo gazetë atë punë ka. Ne jemi fatkeq se kemi Saliun

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e njësisë Nr.10 në Tiranë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit i ka quajtur baltosje të Shqipërisë përgjimet e bëra publike nga tabolidi i njohur gjerman BILD.

Sipas tij këto artikuj dhe shumë të tjerë të cilët paraqesin krizën e madhe politike në vend, përfshirjen e drejtuesve të rëndësishëm të shtetit në afera korrupsioni, lidhje me krimin e organizuar, trafikun e drogës, paguhen nga opozita me qëllimin e vetëm denigrimin e Shqipërisë nëpër botë.

Më skandaloze është balta e madhe që po hedhin lart e poshtë. Jo vetëm këtu brenda, por edhe jashtë Shqipërisë, paguajnë bëjnë, hidh artikuj këtej, hidh artikuj andej. Tmerr i madh, në atë rast i ka marrë ai. Ajo gazetë (e ka fjalën për BILD) merret me gjëra të tilla, i kanë çuar ata, i ka bërë puna e vet, por shumë angazhim, energji, tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë.

Të gjithë kanë pasur opozitë, beteja, të gjitha ata që janë në BE, edhe Bullgaria bojkot kishte, por morën presidencën e BE 6 muaj, bënë paqe politike“, tha Rama.

Ky i fundit gjithashtu ka etiketuar si ‘organizatorin’ e vetëm të këtyre sulmeve ish-kryeministrin Sali Berisha duke e quajtur fatkeqësi kombëtare.

Asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë të ketë Saliun, kjo është e gjithë puna, dhe të gjithë ata që dolën nga këto historira ikën në punë në vet, ky vazhdon akoma dhe e ka me Shqipërinë, është skandaloz ca të them”, tha Rama pa harruar të theksojë dhe njëherë tjetër se zgjedhjet vendore do të mbahen në 30 qershor, pa asnjë mundësi të shtyrjes së tyre siç dhe kërkon opozita.

Zjarr Tv Ad