Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë gjatë një konflikti është plagosur me thikë një 25 vjeçar, i cili u dërgua në spital me ambulancë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën “Frosina Plaku”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.K, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S.Gj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit E.K.