Pas vendimit të kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve, Ilir Meta, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“E sforcuar por gjëja e duhur, ishte zgjidhja që dha më në fund Presidenti i Republikës.
Ka ndodhur dhe më parë ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, por në kuadër të një proçesi politik. Ndaj them “e sforcuar”.
Por absolutisht gjëja e duhur. Nuk mund të zbatohej një dekret për mbajtje zgjedhjesh, pa zgjedhje.
Nga ana tjetër, Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe smund të lejojë që ngjarjet e dekretuara prej tij të çojnë në përçarje.
Tani është momenti të fillojnë konsultimet për një datë të re. Shpresoj që këto konsultime të prodhojnë dhe dialogun e munguar.
Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që “ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret”, shpresoj të jenë ende të nxituara…. Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS…
Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh…
Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist…”, shkruan Manjani.