Presidenti Meta: Njoftojini amerikanët e europianët, në Shqipëri do ketë zgjedhje, jo votime

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

Me përgjegjësi të lartë shtetërore, më datë 8 qershor, përpara zhvillimit të protestës kombëtare të opozitës, bëra publik vendimin për shfuqizimin e dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 qershor.

Ky vendim është marrë me përgjegjshmëri të plotë dhe në vlerësim tëtë gjithë rrethanave, fakteve, dhe të informacioneve të siguruara në cilësinë e Kreut të Shtetit se,më datë8 qershor mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetën, dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë publike dhe rendin kushtetues në vend.

Ditën e djeshme kam bërë publike të gjithë argumentat kushtetues, ligjorë dhe logjikë mbi të cilat mora këtë vendim.

Që në momentin e shpalljes sëkëtij vendimi, dhe më pas të argumentave shterrues, kam vënë re për fat të keq, edhe disa reagime emotive, akuza të ndryshme, apo intepretime konstitucionalisto-politike se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën,madje ka cënuar edhe Republikën,duke krijuar qëllimisht njëgjendje amullie dhe konfuzioni mbi këtë çështje dhe Kushtetutën.

Duke ditur fort mirë se në Tiranë, qarkullojnë edhe disa modele e botime të ndryshme të tekstit të Kushtetutës, disa të përkthyera edhe krejtësisht gabim në anglisht, italisht, apo ndonjë gjuhë tjetër, jam i detyruar të dal sërish përpara jush.

Për të ndihmuar të gjithë ata që janë keqinformuar, apo kanë lexuar një tekst të përkthyer keq  dhe që dëshirojnë të lexojnë siç duhet ligjin themeltar të Shtetit Shqiptar, ju bëj me dije se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, zyrtare dhenë fuqi, është pikërisht kjo këtu, kjo qëpo ju tregoj unë.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, që nga neni 1 dhe deri në fund të saj, nuk përcakton afatin me ditë apo me muaj, se kur zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor.

Kushtetuta nuk thotë që, zgjedhjet zhvillohen në datën 1 apo në 30 të këtij, apo të atij muaji.

Këto detaje formale i ka Kodi Zgjedhor, me të cilin siç e dini edhe ju, dhe partitë politike vetë e dinë shumë mirë si janë sjellë dhe sa shumë e kanë respektuar.

Në disa raste, që ato i dinë fare mirë, kanë ndryshuar jo Kodin, por edhe Kushtetutën brenda një nate.

Si shpjegohet që ish-Presidentët që kanë marrë vendime për të shfuqizuar dekretet e tyre të mëparshme, dhe që kanë shtyrë datat e zgjedhjeve vendore dhe atyre të përgjithshme nuk janë akuzuar për shkelje të Kushtetutës?!

Paraardhësit e mi të nderuar në këtë detyrë,vërtetë nuk e kanë shkelur Kushtetutën, por në respekt të parimeve të saj, kanë bërë zgjedhjen më të mirë për vendin, referuar rrethanave që e kanë diktuar zgjidhjen e tyre, në interes të pluralizmit politik, të paqes dhe stabilitetit të vendit.

Nga ana tjetër, kemi dëgjuar këto 2-3 ditë se vendimmarrje te Presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, quhen kushtetuese vetëm kur bëhen me lejen e 2 partive politike!!

Pra sipas këtyre, Presidenti, duhet të marrë leje nga partitë politike, dhe duhet që vetëm të noterizojë vullnetin e tyre, për të qenë në rregull me Kushtetutën?!

Është publik fakti se precedenti i parë për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme vendore nga Presidenti i Republikës është krijuar falë kontributit ekskluziv dhe të padikutueshëm të Kryetarit të Partisë Socialiste, atëherë Kryetar i Bashkisë Tiranë, z. Rama, në dhjetor 2006 – janar 2007.

Vendimmarrja e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e Dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 qershor, u bë e domosdoshme në kushtet e përshkallëzimit të ndërsjelltë dhe të vullnetshëm të qëndrimeve dhe aksioneve histerike tëtë dy palëve politike për rritjen e tensionit në vend, dhe rrezikut për të kulmuar përplasjen mes tyre më 30 qershor.

Të dy palët e kishin shpallur datën e caktuar nga Presidenti për zgjedhjet vendore, pra 30 qershorin, si ditën kur do të përballeshin në një betejë force dhe jetw a vdekje midis tyre.

Ndaj, me bindje të plotë dhe të palëkundur, edhe me përgjegjësinë si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mora vendimin e duhur për të shmangur një konflikt civil në vend dhe për të shpëtuar demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit.

Republika, nuk është monopartitizëm, por zgjedhje pluraliste, të lira,të ndershme, me mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë.

Republika, nuk mund të jetë gjithashtu as kapje totale e institucioneve nga ana e mazhorancës, dhe as delegjitimim i tyre nga ana e opozitës.

Presidenti i Republikës, i siguron qytetarët e Republikës së Shqipërisë se zgjedhjet për pushtetin vendor, do të zhvillohen në një datë të mëvonshme dhe gjithmonë brenda një afati të arsyeshëm, në respekt me frymën e Kushtetutës.

Ato do të duhet të jenë të lira, të ndershme, demokratike dhe konkurruese.

Ndërkohë Presidenti u bën thirrje palëve që ta lexojnë bashkarisht dhe me seriozitet Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të thellohen dhe të shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore që u kam ofruar për gjetjen një zgjidhjeje urgjente për krizën, përfshirë dakordësimin e një date të re për pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës garanton popullin shqiptar, se është në detyrë dhe i gatshëm të ndërmarrë vendime të rëndësishmeqë do të diktojë situata dhe interesi më i mirë i vendit, në përputhje me kompetencat që i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të gjithë Popullit Shqiptar!

Presidenti i Republikës fton palët të kuptojnë domosdoshmërinë e zgjidhjes së shpejtë dhe përmes dialogut të kësaj krize, si akti i vetëm që do të favorizonte çeljen sa më parë të  negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

 

Zjarr Tv Ad