Armando Broja i çmend të gjithë, “tripletë” ndaj Uellsit

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E udhëhequr nga një talent si Armando Broja, që realizoi golin e tretë në dy takime, kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve ka regjistuar fitoren e dytë në miqësoren kundër Uellsit.

Kuqezinjtë e vegjël dominuan totalisht ndaj britanikëve, teksa në “Niko Dovana” fituan me shifrat 3-0. Emiliano Bullari zhbllokoi shifrat pas 8 minutash lojë, ndërsa talenti i Partizanit, Esat Mala dyfishoi shifrat brenda çerekorëshit të parë. Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën ishte radha e Broja për të realizuar.

Talenti i Chelsea lëvizi bukur para mbrojtjes mike dhe vulosi shifrat në 3-0. Siç ndodhi edhe në takimin e parë, Uellsi u mundua të kthehej në lojë, por goli i shënuar në minutën e parë shtesë shërbeu vetëm për statistikë.

Kujtojmë që Broja realizoi dopietë personale edhe në takimin e parë, të fituar nga kuqezinjtë e Alban Bushit me shifrat 2-1.

Zjarr Tv Ad