Kërkoi rritje page te PARTIZANI, Atanda i ‘buzëqesh’ TIRANËS me pasaportën në dorë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sodiq Atanda mund të konsiderohet si një nga lojtarët e larguar të Partizanit në këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi nigerian është ndër më të mirët në Shqipëri dhe tek të kuqtë ka qenë titullar i padiskutueshëm. Megjithatë pas përfundimit të sezonit, ai nuk është dakortësuar me drejtuesit e kuq për sa i përket termave financiarë dhe largimi i tij është çështje procedurash. Duket si një asist ky i klubit të Partizanit për Tiranën, që në këtë periudhë, po bën “çmenduri” në merkato. Pas zyrtarizimit të Torasës dhe Kalesë, si dhe firmës së arritur ditën e djeshme me Bathën, bardheblutë kanë mundësinë e artë për të pasur një qendërmbrojtës cilësor siç është Atanda.

Qendërmbrojtësi po kërkon të provojë aftësitë e tij larg Shqipërisë, megjithatë një ofertë tunduese nga 24-herë kampionët e vendit, vështirë se do ta largonte nga kryeqyteti. Deri më tani, Tirana ka në organikë futbollistë të huaj siç janë Torasa, Kale, Ngoo dhe Kobinah, të cilët me gjasë do të jenë titullarë të diskutueshëm në sezonin e ri. Kësisoj, bardheblutë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të synojnë lojtarë me pasaportë shqiptare, pasi numri 4 i titullarëve paraprakisht duket i plotësuar. Ndaj, Sodiq Atanda duket si opsion i mirë për Tiranën, pasi nigeriani zotëron edhe pasaportën shqiptare duke ia shndërruar në “luks” pozicionin e trajnerit, Ard Memës.

 

Zjarr Tv Ad