Nderim për policin dëshmor, eshtrat e Arjan Shemunit prehen në Varrezat e Dëshmorëve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

22-vjet pas masakrës së Urës-Vajgurore, ku nga përballja me bandave u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 5 të tjerë, eshtrat e policit të vrarë në krye të detyrës, Arjan Shemunit, u vendosën në Varrezat e Dëshmorëve të Beratit.

Në ceremoninë e organizuar për varrimin e eshtrave të dëshmorit ishin  të pranishëm drejtues të lartë dhe punonjës të Policisë dhe punonjës të institucioneve vendore, familjarë dhe miq të dëshmorit Arjan Shemuni. Drejtori i Policisë së qarkut, Hasan Ahmetaj shprehu solidaritet dhe mbështetje për familjen e dëshmorit Arjan Shemuni.

Hasan Ahmetaj: Familarjarëve të Arjanit u garantojmë në emër të të gjithë kolegëve të tjerë se sakrifica e tij supleme, jo vetëm që nuk duhet të harrohet, por do të shërbejë si një këmbanë kujtese për të ndërmarrë cdo veprim ligjor që garanton jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike.

Familjarë të dëshmorit Arjan Shemuni e thanë se ky veprim ësthë  një vlerësim për familjen që sot po përjeton një dhimbje të madhe.

Familjarë: Edhe ne këtë që bëmë nuk e kishim të lehtë. Ishte shumë e dhimbshme dhe mund të them e papërballueshme.

Gjatë masakrës së urës vajgurore u vranë efektivët: Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilija Banaj e Milto Koço, ndërkohë që mbetën të plagosur rëndë 5 efektivët e policisë: Thimi Tangu, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha, Ylli Dhana dhe Arben Bega.

 

Zjarr Tv Ad