Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka quajtur gabim që sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë.
Haradinaj ka thënë se vendit i është shkaktuar dëm i madh duke bërë pazar me sovranitet.
“Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara.
Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ai në Facebook.