Spiropali pyet Metën: Kush do i bëjë zgjedhjet e 13 tetorit?!

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar menjëherë pas deklaratës publike të Presidentit Ilir Meta, i cili caktoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve vendore.

Në një mesazh në “Twitter”, Spiropali shtron pyetjen se kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, pasi sipas saj, KQZ, KZAZ de Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.

“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”, shkruan Spiropali.

 

Zjarr Tv Ad