‘13 Tetori Dekret Kombëtar’/ Brahimllari: ‘Rama peng i krimit, ja pse po shkon në paligjshmëri’

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, duke komentuar dekretin e sotëm të Presidentit Meta që cakton datën 13 tetor si datën e zgjedhjeve lokale, shkruan se dekreti i Presidentit Meta është dekret Kombëtar i cili bashkon shqiptarët dhe nuk i përçan.

Sipas Brahimllarit, kjo është edhe arsyeja pse Edi Rama kërkon të shkojë në paligjshmëri dhe nuk shkëputet dot nga strukturat kriminale të cilat e kanë marrë peng

‘Edi Rama eshte i kapur nga krimi i organizuar, nga oligarkia dhe nga korrupsioni i tij qeveritar.

Arsyeja pse Edi Rama kerkon te shkoje ne paligjshmeri me 30 Qershor ka te beje me faktin se ai nuk shkeputet dot nga strukturat kriminale te cilat e kane marre peng .

Edi Rama dhe deputetet e tij falen tek krimi i organizuar ndersa Shqiptaret kerkojne ta ndertojne te ardhmen ne vendin e tyre !Dekreti i Presidentit per te mbajtur zgjedhjet me 13 Tetor eshte dekret kombetar i cili bashkon shqiptaret dhe nuk i perçan.

Detyra e Edi Rames eshte te nxise dhune dhe te perçajë shqiptaret .

Detyra e nje burri shteti eshte te bashkoje qytetaret e tij duke ofruar shprese dhe besim se ky vend do te behet.

Shqiperia nuk mund te rrije peng i nje Kryeministri te cmendur dhe i zagareve te tij politike .

Shqiperia eshte e shqiptareve, e te rinjve dhe te rejave qe duan ta ndertojne te ardhmen ne vendin e tyre .”, shkruan Brahimllari.

 

Zjarr Tv Ad