Basha: Shkarkimi i Hilës – akt kriminal, skenari në Vaun e Dejës i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka dënuar me forcë, shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vaut të Dejës nga kryeministri Edi Rama. Basha vuri në dukje se gjithçka që ndodhi në Vaun e Dejës është një skenar i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi.

“Shkarkimi i Hilës është një akt kriminal i një autokrati kriminal, – tha Basha para mediave. – Zef Hila është burrë kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përfshihet në planet tinzare të burracakëvë se ajo që ndodhi në Vaun e Dejës është skenar i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi.

 

Edi Rama po kërkon viktima për të mbajtur pushtetin. Këto plane i zbaton me kriminelë dhe të fortë.

Ne nuk do ta lëmë këtë plan kriminal, që mund të ndezë kudo. I bëjmë thirrje qytetarëve: mos bini pre e planeve kriminale të Ramës. Ne jemi të fortë dhe ne ne jemi shumica. Rama dhe mercenarët e tij shumë shpejt do të jenë keq. Ata e dinë fundin e tyre ndaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje.”

Deklarata u dha pak minuta pasi kryeministri shkarkoi “online”, Kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, duke e akuzuar si organizator të djegies së KZAZ-së në Bushat. Në vendimin e marrë me urgjencë nga Këshilli i Ministrave, Hila shkarkohej për shkelje të rënda në detyrë dhe vetë Rama paralajmëronte ndjekje penale ndaj tij për djegien e shkollës dhe materialeve zgjedhore.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad