Akuzë për pastrim parash, Adriatik Llalla kundërshton Krimet e Rënda

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi dështoi dy herë në përballjen me gjykatën për Krime të Rënda, Adriatik Llalla vendos të trokasë sërish në dyert e këtij institucioni, duke refuzuar zgjatjen e afateve të hetimit.

Përmes avokatit të tij, ish-kryeprokurori i përgjithshëm i kërkon gjykatës shfuqizimin e vendimit të prokurorit Klodian Braho që mori edhe tre muaj kohë për t’i dhënë zgjidhje dosjes.

Ai argumenton ndër të tjera, se institucioni i akuzës ka patur kohën e nevojshme për të kryer të gjitha hetimet ndaj tij.

Ndaj Adriatik Llallës rëndojnë dyshimet për pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim të pasurive.

Hetimet kanë mbetur prej disa kohësh në vendnumëro, në pritje të mbërritjes së letërporosive nga Gjermania. Më herët, janë administruar disa përgjigje nga autoritetet gfjermane, por prokurroia e ka parë të nevohjshme të kërkojë informacione shtese, me argumentin se janë në interest ë cështjes.

Kërkesa e ish-kryeoprokurorit Llalla do të shqyrtohet në seancën e datës 3 korrik.

 

Zjarr Tv Ad