Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar në “Facebook” presionin e jashtëzakonshëm, që sipas tij, po bëhet mbi tregtarët e tregut të fruta-perimeve në Durrës, që të marrin pjesë në votimet e ditës së diel.
Bylykbashi publikon një mesazh në rrjet, sipas të cilit, thuhet se është urdhëruar me çdo kusht e mënyrë pjesëmarrja 48% në votime.
“Banditet e Bashkise Durres po ushtrojne presion mbi personat qe shesin te tregu i fruta-perimeve i Durresit per t’i detyruar te votojne diten e diele bashke me familjet e tyre. Tregtaret jane kercenuar qe nese nuk votojne te dielen, ne 30 qershorin e Edi Rames, atyre do t’u hiqet leja e tregtimit ne tregun e fruta-perimeve.
Tregtaret denoncojne se objektivi i ketyre banditeve me pushtet te PS me ne krye Dakon eshte qe te arrijne te sajojne me cdo kusht dhe cdo menyre 48 perqind te pjesmarrjes ne votim. Kjo eshte veper penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron sic nuk ka vepruar per dosjen 339 te vjedhjes se zgjedhjeve ne Durres ne 2017”, shkruan Bylykbashi.