Zgjedhjet/Tabaku: Po kërcënohen qytetarët me aftësi të kufizuara

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një dalje për mediat tha se kryeministri Edi Rama dhe disa prej kandidatëve të bashkive kanë kërcënuar qytetarët me aftësi të kufizuara se do t’u heqin kemp-in nëse nuk marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas Tabakut, ka qenë kryetarja e bashkisë Roskovec, e cila ka ushtruar presion ndaj qytetarëve me aftësi të kufizuara dhe duke i kërcënuar me heqjen e kemp-it nëse nuk marri pjesë në zgjedhjet e së dielës. Ish-deputetja tha se kryeministri Edi Rama kërkon edhe viktima për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij

“Dhuna shtetërore  dhe klika e Edi Ramës po i detyron qytetarë të votojnë  dhe nuk po kursen askënd. Dëshmitë e familjareve faktojnë se Majlinda Bufi në Roskovec ka kërcënuar qytetarët  me aftësi të kufizuar për heqja kemp-in. Mbi këto shtresa  po ushtron dhunë qeveria e Edi Ramës. Kjo dëshmi është bërë publike nga mediat, por për këtë nuk ka asnjë reagim që duhet të mbrojë këta shtresa. Ai për karrigen e tij është gati të shkatërrojë çdo gjë.Edi Rama kërkon viktima dhe ndaj nxit konflikt, por ne nuk do të lejojmë që jeta e shqiptarëve të preket”-tha Tabaku.

 

Zjarr Tv Ad