Xhaçka: Sot s’fitojnë thjesht kandidatët,por të gjithë shqiptarët

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mesditën e sotme, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, iu drejtua Qendrës së Votimit në kopshtin “Nils Holgerson” në Selitë për të votuar.

Në një prenoncim për mediat, Xhaçka u shpreh se sot nuk kanë fituar thjesht kandidatët në garë por të gjithë shqiptarët: “Do të fitojnë të gjithë shqiptarët që historia e cënimit të të drejtës së votës të mos ndodh asnjëherë, aq më pak me pazare politike dhe aq më pak akoma me dhunë.

Dhe nuk ka rëndësi nëse është një parti , nëse janë 5, nëse janë 10. E drejta e gjithë shqiptarëve fiton gjithmonë dhe këto janë zgjedhje për popullin jo për partitë. Gara ka qenë e hapur, partitë kanë qenë të lira që të garonin më kandidatët e tyre. Sot jemi këtu edhe zgjedh populli”

Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin.

 

Zjarr Tv Ad