Hasa: Edhe me një kandidat, vendosen kamera për të lexuar votat!

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa ka denoncuar përmes fotove, kamerat e vendosura në qendrat e votimit, me qëllimin e leximin e votës.

“Edhe pse votohet vetëm me një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisionerët, numëruesit i ka vetëm Rilindja prapë se prap po përdoret çdo instrument për të shantazhuar votuesit.” Shkruan Hasa në profilin e tij në facebook, ndërsa shton se janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe cdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët.

‘Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për tu bërë pjese e farsës se pushtetit te Edi Ramës, kane vendosur dhomat e fshehta poshtë kamerave ne shkoll, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë. Çdo vote po regjistrohet dhe po monitorohet qe te çojnë deri ne fund vullnetin e Partisë! Asgjë nuk ka ndryshuar! Vete votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin” përfundon Endri Hasa postimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad