Kandidati i pavarur për bashkinë Lezhë, Eduard Ndocaj hodhi sot votën e tij në kutinë e votimit.
Në një postim në Facebook, Ndocaj shkruan se deri tani procesi i votimit ka vijuar i qetë, ndërsa thekson se shqiptarët dinë ta përqafojnë demokracinë.
Postimi i plotë:
Unë mendoj se kjo dite që është siç është parashikuar, një ditë e qetë ku shqiptaërt dolën të votonin të ardhmen e tyre.
Uroj të vijoj kështu, jam i bindur që do të vijoj kështu sepse nuk shikoj asnjë anomali dhe problem të paktën në rrethin e Lezhës.
Unë mendoj se shqiptarët dinë ta përqafojnë demokracinë dhe votën e lirë. Unë shpresoj që të jem fituesi por e di që qytetarët e Lezhës do të bëjne zgjedhjen e duhur.
Të protestosh është demokratike dhe unë nuk e shikoj si anormale, ndërkohë që të dëmtosh shkollat unë nuk e quaj normale, sepse nuk mund të cënohet prona. Unë i falenderoj të gjith që kanë treguar qytetari, qytetarët e Lezhës kanë treguar që janë qytetar të devotshëm