Mediat e vendit fqinj jehonë postimit të Metës, injorohen votimet moniste të Ramës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa Shqipëria vijon zgjedhjet moniste, të cilat deri tani kanë rezultuar një dështim për Rilindjen e Edi Ramës, mediat në Maqedoninë e Veriut i bëjnë jehonë postimit të fundit të presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sipas mediave të vendit fqinj, më i rëndësishëm është postimi i kreut të shtetit se sa votimet e Ramës.

Mbi 20 portale publikojnë selfien e presidentit Meta me zëdhënësin e tij Tedi Blushi, por shumë pak lajme për votimet monopartiake.

“Presidenti shqiptar Ilir Meta postoi një fotografi në plazh duke u relaksuar nën diell ndërsa vendi voton për zgjedhjet lokale”, shkruajnë portalet e vendit fqinj.

“Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë”, do të shkruante presidenti Ilir Meta në postimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad