Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Fabinho ka zbuluar lojtarin e preferuar të Jurgen Kloppit.
Sipas tij, sulmuesi Roberto Firmino është lojtari që trajneri gjerman e konsideron si shumë të rëndësishëm në skemat e tij.
Firmino ka realizuar 66 gola në 191 ndeshje me fanellën e Liverpool, që kur erdhi nga Hoffenheim në vitin 2015.
“Klopp e ka pranuar vetë se për të Firmino është i pazëvendësueshëm te “reds”. Ai është në qendër të veprimeve sulmuese të ekipit tonë”, thotë Fabinho.
“Falë karakteristikave të tij, ai ndihmon shumë si kolegët e tij në sulm ashtu edhe mesfushorët të gjejnë hapësirat e duhura për të shënuar. Jo vetëm kaq, por ai është një golashënues. Këtë gjë Klopp e vlerëson shumë, ndaj e ka të preferuarin e tij”, u shpreh Fabinho.