Valdrin Pjetri fitues në Shkodër, nis numërimi për këshilltarët

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shkodër ka mbaruar procesi i numërimit për kandidatin Valdrin Pjetri, ndërsa të dhënat po hidhen në sistem nga 4 KZAZ-të për të konfirmuar rezultatin përfundimtar.

Nga të dhënat e hedhura në sistem deri me tani janë 197 kuti nga 255 dhe kandidati i Partisë Socilsite, Valdrin Pjetri ka siguruar 13.141 vota. KZAZ 2 në të cilën janë kutitë e njësive vendore ishte e fundit në procesin e numërimit të votave për kandidatin Pjetri.

Ka nisur numërimi për kandidatët për këshillin bashkiak për Shkodrën.  E para që po numërohen votat është KZAZ 5, ndërsa pritet të nisë edhe tek të tjerat për ta përfunduar këtë proces gjatë orëve të mëngjesit.

 

Zjarr Tv Ad