Policia e Kosovës patrullim edhe në Sarandë e Vlorë

0
509
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forcat e Policisë rrugore të Kosovës do të patrullojnë këtë vit për herë të parë edhe në rrugët e Jugut të Shqipërisë, zona të cilat po frekuentohen masivisht nga pushuesit përtej kufirit. Këtë vit shënohet viti i 10 i patrullimeve të përbashkëta me synim garantimin e sigurisë në rrugë!

Për herë të parë, forcat e Policisë Rrugore të Kosovës do të patrullojnë edhe në Jug të Shqipërisë.

Patrullimet e përbashkëta mes dy policive nisën të martën dhe veç rrugës së kombit do të fokusohen në zonat më të frekuentuara nga numri në rritje i pushuesve nga Kosova.

Skënder Ismaili: Ndryshe nga ditët e tjera ne e kemi shtrirë këtë shërbim policor deri në Vlorë dhe Sarandë. Kjo për arsye se mjaft pushues të Kosovës prferojnë bregdetin e jugut.

Drejtori i Divizonit të Trafikut në Drejtorinë e Policisë të Kosovës,  Jeton Rexhepi, thotë se qëllimi i këtij bashkëpunimi është garantimi i sigurisë së pushuesve.

Jeton Rexhepi,Drejtori i Divizonit të Trafikut në Drejtorinë e Policisë të Kosovës: Do merremi me disa kundravajtja që ne i konsiderojmë të rrezikshme, sic janë tejkalimi i shpejtësisë apo tejkalimet në vendet e ndaluara.

Patrullimet e përbashkëta mes policive të Kosovës e Shqipërisë nisën 10 vjet më parë. Mbi këtë shembull prej disa vitesh në Shqipëri patrullojnë edhe forca të policisë nga Italia, Maqedonia e këtë vit për herë të parë edhe nga Çekia.

 

Zjarr Tv Ad