Djali i Olldashit i ashpër me Bashën: Komunist, s’vjen në pushtet

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, i rikthyer prej pak kohësh nga Anglia për t’u angazhuar në politikë në Shqipëri, ka dhënë një mesazh të fortë për 30 qershorin, i zhgënjyer nga këto zgjedhje.

Edhe pse u shfaq shpeshherë në krah të kryedemokratit, Lulzim Basha në protestat kombëtare të opozitiës, Glauk Olldashi nuk kursen në mesazhin e tij as kryeministrin Edi Rama dhe as kryedemokratin Lulzim Basha. Ai shkruan në “Facebook” se nuk ka votuar ditën e diel, edhe pse e ka pritur këtë ditë prej kohësh.

Akoma më i ashpër, Glauk Olldashi është treguar me Bashën, teksa është shprehur se PD fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim e frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët.

Sipas tij, Basha nuk i ka pyetur demokratët për vendimin për të mos i futur në zgjedhje, dhe nuk i pyet më për asgjë në PD, madje sipas tij, i shpall “tradhtarë” kur ngrenë zërin.

“E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh. Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë.

PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson. A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?

Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri gucon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”. C’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë. P.S., Po më quajtët tradhëtar……. nuk mërzitem

 

Zjarr Tv Ad