SHBA kërcënon sërish BE me tarifa

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm pak ditë pasi arriti marrëveshje me Kinën për të pezulluar luftën tregtare, qeveria amerikane ka kërcënuar Bashkimin Europian me tarifa maksimaliste. Dy fuqitë prej vitesh vijojnë të kenë mosdakordësi për çështjen e subvencionimit të kompanive aerohapësinore. 

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar vendosjen e tarifave 100 për qind ndaj një sërë produktesh me origjinë europiane.

Sipas një liste të publikuar nga zyra për tregtinë ndërkombëtare në Uashington, 89 produktet që pritet të tarifohen variojnë nga mishi, te djathi, makaronat, kafja dhe pijet alkoolike.

Masat fiskale me vlerë 4 miliardë dollarë i shtohen listës së bërë të njohur në muajin prill, ku SHBA gjithashtu propozoi 11 miliardë dollarë tarifa ndaj bllokut europian.

Bashkimi Europian paraprakisht ka paralajmëruar rritjen e tarifave ndaj një liste të gjerë produktesh amerikane me vlerë 21 miliardë dollarë.

Në qendër të debatit mes Brukselit dhe Uashingtonit prej vitit 2004 vijojnë të jenë subvencionet për kompanitë aerohapësinore.

Shtetet e Bashkuara fajësojnë BE-në se ndër vite ka mbështetur kompaninë franceze “Airbus” me fonde disa miliardë dollarë, duke e vënë gjigantin amerikan të avionëve, “Boeing”, në konkurrencë të padrejtë.

Organizata Botërore e Tregtisë që e ka gjykuar këtë çështje është shprehur se nga subvencionet ka përfituar edhe kompania amerikane.

BE-ja dhe SHBA-ja qarkullojnë çdo vit mallra me vlerë 1 trilionë dollarë, por Europa mbetet eksportuesja më e madhe.

Përpos kërcënimit me tarifa ndaj produkteve ushqimore amerikane, administrata e presidentit Donald Trump ka synon të rritë deri në 25 për qind edhe taksat për automjetet që hyjnë në SHBA nga Europa.

 

Zjarr Tv Ad